Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ndarë lajmin e hidhur. “Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm. U prehsh në paqe Profesor Serveti! Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh”, shkruan Taulant Balla.
Burimi:
vizionplus.tv