Mziu: Asgjë s’bëhet pa urdhrin e Ramës, është kryekapoja e tenderëve
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, deklaroi se kryeministri Edi Rama është vendimmarrësi për çdo tender publik, duke pretenduar se asnjë fond, procedurë apo përzgjedhje kompanish nuk bëhet pa miratimin e tij. Duke u ndalur te tenderi i Spitalit Rajonal të Dibrës, Mziu tha se rasti është vetëm "një pikë në oqeanin e madh të korrupsionit", ndërsa denoncoi gjendjen e rëndë të spitalit dhe e cilësoi tenderin si një procedurë me qëllime elektorale.Duke marrë si shembull Unazën e Burrelit, Mziu tha se investimi u shemb brenda pak ditësh dhe u pasua nga një tjetër tender, duke pretenduar se moszbatimi i ligjit favorizon abuzimin me fondet publike. Fjala e tij: Në fakt, roli i zotit Tërnova...
Burimi:
syri.net