Muçi: Nëse integrohemi në BE pa realizuar reformat, rrezikojmë të kthehemi si Hungaria nën pushtetin e Orban
“Shqipëria një hap drejt BE-së”, deklaroi kryeministri Edi Rama dy ditë më parë pas takimit ndërqeveritar në Bruksel. Por për deputetin e Lëvizja Bashkë, Redi Muçi, integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian mund të jetë “thikë me dy presa” për qytetarët, nëse nuk realizohen më parë reformat. I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Muçi tha se, sikur Shqipëria të anëtarësohet në BE pa u realizuar më parë reformat që kërkohen, atëherë Shqipëria do të kthehej si Hungaria nën pushtetin e Viktor Orbán. Pjesë nga biseda: Borakaj: Deklarata e ambasadës gjermane dhe asaj holandeze na kthyen me këmbë në tokë. Muçi: Janë kthyer raportet e ndërkombëtarëve si librat e shenjtë, dhe shpesh zgjidhen fjali që i interesojnë njërës apo tjetrës...
Burimi:
vizionplus.tv