“Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, ne po sakrifikohemi për ju”, thirrja e aktivistes së PD për protestuesit

“Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, ne po sakrifikohemi për ju”, thirrja e aktivistes së PD për protestuesit

Thirrjet e protestuesve ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’ dhe ‘opozitë e shitur’ kanë nervozuar kupolën e opozitës dhe Sali Berishën. Janë pikërisht këto thirrje dhe pankarta dominuese, të cilat e pengojnë Sali Berishën për t’iu bashkuar protestës. Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj, e cila i kalon pushimet nëpër jahte, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, u ka kërkuar protestuese që të mos të thërrasin më ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’. Sipas saj, thirrja ‘Berisha n’burg’ nuk ka kuptim, pasi vendi qeveriset prej 13 vitesh nga Edi Rama dhe se PD-ja ka bërë beteja dhe po sakrifikohet për protestuesit.