“Mos lajmëroni kaq vonë se nuk jemi pica taksi”, ish-ministri Malaj në dëgjesën për Reformën Administrative: Ktheni komunat
Ish-ministri Arben Malaj ishte i pranishëm në dëgjesën qytetare për Reformën Administrativo-Territoriale dhe nuk hezitoi të mbajë fjalën e tij rreth propozimeve të deritanishme. Sipas tij, nuk duhet ulur numri i bashkive, madje duhen kthyer komunat. “Përshëndetje dhe faleminderit, komisionit dhe qytetarëve, por mos na lajmëroni vetëm një ditë përpara, sepse ne nuk jemi pica taksi. Të përgatitemi duam kohë. Nëse flitet për decentralizim, flitet për demokraci dhe demokracia lokale përcaktohet si gjaku i demokracisë në nivel vendor. Sa më afër qytetarit të jemi në reformat që bëjmë, aq më i vogël bëhet deficiti demokratik. E dyta shpesh përdorni alibinë se BE do rajone të mëdha me mbi 800 mijë vetë, por nuk ka asnjë kufizim sesa numër bashkish dhe komunash duhet të ketë brenda...
Burimi:
top-channel.tv