Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare, pas incdidetit të së hënës ku ka marr një dokument në sekretariatin e kuvendit. Në rrjetet sociale u bë virale video e deputetit që shfaqej duke dalë me vrap nga sekretariati, ndërkohë që punonjësja e zyrës e ndiqte nga pas, duke u rrëzuar madje edhe nga shkallët. Partia Socialiste i kërkoi Kuvendit përjashtimin për 60 ditë të deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ndërkohë që ai mori në sekretariat marrëveshjen konfidenciale të financimit ushtarak mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burimi:
opinion.al