Mocioni me debat për raportin e DASH dhe projekt-rezoluta e integrimit në BE/ PD kërkon Ramën në Kuvend: Duhet të jetë këtu, bëri fushatë me pasaportën europiane
Opozita ka kërkuar sot pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në seancën kur po diskutohet raporti i DASH për klimën e investimeve në vend si dhe një projektrezolutë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se të gjithë paraardhësit e Ramës, nga Meta te Nano e Berisha kanë qenë të pranishëm në Kuvend sa herë diskutohej për integrimin. Ndërsa deputetja Jorida Tabaku u shpreh se në seancë duhet të jetë e pranishme edhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka si hartuese e raportit të integrimit që i është paraqitur Kuvendit. Tabaku: Në këtë sallë, bashkë me kolegë të tjerë, kemi vite që lexojmë raporte. Kush e ka lexuar raportin, janë 50 faqe vetëm me një listë ligjesh dhe VKM-sh. Nuk është ky procesi i...
Burimi:
top-channel.tv