Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Taulant Ballës i cili i kërkoi të dorëzojnë mocion mosbesimi për qeverinë. Bardhi i tha Ballës se nuk i sugjeron ai aksionet e grupit të PD, duke shtuar me ironi se e vetmja gjë që mund të sugjerojë është miratimi i ndonjë ligji që favorizon Artur Shehun, pronarin e tokave ku do të ndërtohet resorti në Zvërnec. “Aksionet e grupit të PD në kuvend nuk i sugjeron Balla, e vetmja gjë që sugjeron Balla është të miratojë ligj për ti dhënë favor Artur Shehut dhe grupeve kriminale në vend. Çdo lëvizje e PD duhet të jetë realiste dhe mos të bëhet për shoë politik. E sigurt është që Balla është kreu i grupit,...
Burimi:
opinion.al