‘Mirënjohje kongresmenëve amerikanë’/ Meta: Serbia të ndalë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë

‘Mirënjohje kongresmenëve amerikanë’/ Meta: Serbia të ndalë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shprehur mirënjohje ndaj kongresmenëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam për vizitën e tyre dhe vëmendjen e treguar ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në deklaratën e tij, Meta theksoi se shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë të përballen me, siç i cilësoi ai, politika diskriminuese dhe përjashtuese nga autoritetet në Beograd. Ndërkohë, Partia e Lirisë, në solidarizim me kërkesat e shqiptarëve të kësaj zone, kërkon respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave themelore individuale dhe kolektive të tyre. Në deklaratë theksohet gjithashtu nevoja për t’i dhënë fund politikave të “pasivizimit administrativ të adresave”, që sipas kësaj force politike synojnë reduktimin artificial të pranisë shqiptare, si dhe përjashtimit nga...