Miratohet në parim Amnistia Penale, kalon në seancë më 18 qershor

Miratohet në parim Amnistia Penale, kalon në seancë më 18 qershor

Projektligji për Amnistinë është miratuar në parim në Komisionin e Ligjeve këtë të hënë. Në seancë plenare është parashikuar të kalojë më 18 qershor. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi nismën para komisionit, duke theksuar se në të nuk përfshihet asnjë person i dënuar për korrupsion nga Gjykata e Posaçme. “Nëpërmjet zbatimit të amnistisë, një nga efektet kryesore është edhe ulja e numrit të të dënuarve në institucionet penitenciare. Ulja e numrit të personave të burgosur përmirëson kushtet në këto institucione, duke garantuar trajtimin e tyre në përputhje me rregullat evropiane të burgjeve”, tha Gogu. “Aktualisht, në sistemin e burgjeve janë të akomoduar gjithsej 4 982 persona, nga të cilët 1 827 të dënuar dhe 2 629 të paraburgosur (gjendja datë 24.12.2025). Janë analizuar të...