Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

Seanca maratonë e së enjtes u mbyll me dakordësinë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, të cilat bashkuan votat dhe miratuan 6 ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, me 100 vota pro dhe me vetëm 1 votë kundër nga Redi Muçi. “Ratifikimi i kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin “Porta e Alpeve””, kaloi me 75 vota pro, 22 kundër, mes tyre edhe Jorida Tabaku. Po me 75 vota pro dhe 22 kundër kaloi edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe ai “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2024, “Për burimet ujore”,...