Miratimi i Udhërrëfyesit Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, Rama: Përcakton objektiva konkrete për zhvillimin e vendit

Miratimi i Udhërrëfyesit Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, Rama: Përcakton objektiva konkrete për zhvillimin e vendit

Kryeministri Edi Rama foli gjithashtu në Shënimet e Javës për miratimin e Udhërrëfyesit Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030. “Menjëherë pas asaj dite të shënuar në Bruksel, ku hymë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ne jemi ulur dhe kemi miratuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me Shqipërinë që duam të ndërtojmë deri në fund të kësaj dekade. Një Shqipëri për të cilën puna përqendrohet sigurisht te përmbushja e objektivave që kanë të bëjnë me mbylljen e 33 kapitujve të negociatave sipas kalendarit të dakordësuar, në mënyrë që të realizojmë objektivin, por njëkohësisht një Shqipëri që, në këtë kontekst, me Udhërrëfyesin Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, një dokument i miratuar menjëherë pas Brukselit që përcakton objektiva konkrete...