Miratimi i rezolutës me konsensus, Berisha: U përfshinë kërkesat e PD, asnjë vlerësim për qeverinë
Një ditë pas arritjes së konsensusit me socialistët, Sali Berisha sqaroi se përse bashkoi votat me kundërshtarin politik për rezolutën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një konferencë për mediat, lideri demokrat pohoi se pjesa më e madhe e kërkesave të tyre ishin pranuar, ndaj edhe dhanë votat për miratimin e rezolutës në Kuvend. “Në mënyrë absolute në atë rezolutë nga rreshti i parë tek i fundit, nuk shprehet asnjë vlerësim, edhe më i vogël qoftë për punën e parlamentit dhe të qeverisë në procesin e integrimit, siç mund ta konstatosh”, tha kreu i PD. Sipas Berishës në dokumentin e dakordësuar, theksohet se Kuvendi duhet të ketë një rol më qendror për integrimin, ndërsa shton se pjesa më e madhe e kërkesave të...
Burimi:
javanews.al