Miratimi i raportit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të PE, Presidenti Begaj: Vlerësim për reformat e ndërmarra dhe përparimi drejt BE
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, pas miratimit të raportit për Shqipërinë nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai e cilëson raportin si një vlerësim për reformat e ndërmarra për përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sakaq kreu i shtetit, thekson se Shqipëria është e vendosur dhe e përkushtuar në rrugën e saj europianë për arritjen e objektivit strategjik, anëtarësimit të plotë në BE. “Miratimi i Raportit për Shqipërinë të Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian është një vlerësim për reformat e ndërrmarra për përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shqiperia është e vendosur dhe e përkushtuar në rrugën e saj evropiane për arritjen e objektivit strategjik,...
Burimi:
top-channel.tv