Ministria e Mbrojtjes: E vërteta e blerjes së tre avionëve për zjarret dhe kompanisë që e fitoi tenderin

Ministria e Mbrojtjes: E vërteta e blerjes së tre avionëve për zjarret dhe kompanisë që e fitoi tenderin

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas disa shkrimeve dhe akuzave nga Partia Demokratike, në lidhje me tenderin e blerjes së tre avionëve për shuarjen e zjarreve. Sipas Ministrisë, tenderi është zhvilluar në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe se nuk ka asnjë të vërtetë, që kompania fituese ndodhet nën ndalim për të kontraktuar me administratat publike. Reagimi i plotë Në lidhje me deklaratën e bërë së fundmi nga Partia Demokratike si dhe qarkullimin në disa portale mbi procedurën e prokurimit për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes sqaron opinionin publik se çdo procedurë prokurimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar në fuqi, mbi bazën e parimeve të ligjshmërisë, transparencës,...