Ministri Karakaçi: Qeveria jep subvencion 50 lekë/ litri për transportin publik

Ministri Karakaçi: Qeveria jep subvencion 50 lekë/ litri për transportin publik

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi njoftoi se qeveria ka miratuar një paketë mbështetëse për operatorët e transportit publik, në kuadër të masave për përballimin e rritjes së çmimeve të karburanteve. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe parashikon kompensim prej 50 lekësh për çdo litër karburanti për shoqëritë e transportit qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas. Ministri bëri të ditur se ky vendim vjen pas takimeve të zhvilluara një muaj më parë me përfaqësuesit e shoqatave të transportit, ku u diskutuan vështirësitë financiare të sektorit. “Në mbledhjen e qeverisë kaluam disa akte, por ajo që do ndalem është një akt i rëndësishëm i marrë në kuadër të masave subvencionuese që qeveria shqiptare ka marrë në kohën e krizës së hidrokarbureve. Bëhet fjalë...