Ministri i Drejtësisë kundër “kafazit” në sallat e gjyqeve: Prek prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor
Ministri i Drejtësisë është shprehur kundër përdorimit të të ashtuquajturit “kafaz” në sallat e gjykimeve, duke theksuar se standardet europiane kërkojnë balancë mes sigurisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Toni Gogu tha sot se debati mbi organizimin e sigurisë në sallat e gjyqit duhet trajtuar me maturi dhe seriozitet, pasi bëhet fjalë për një çështje që prek jo vetëm rendin dhe sigurinë, por edhe dinjitetin njerëzor dhe prezumimin e pafajësisë. “Standardi europian kërkon një ekuilibër të kujdesshëm midis sigurisë së procesit, dinjitetit njerëzor, prezumimit të pafajësisë dhe mbrojtjes së rendit në sallën e gjyqit”, u shpreh ai. Sipas ministrit, gjykatat që trajtojnë krimin e organizuar apo çështje me rrezikshmëri të lartë kanë nevoja reale për masa sigurie, por këto masa duhet të jenë...
Burimi:
javanews.al