Ministri i Drejtësisë, Gogu: Amnistia penale do të ndodhë patjetër!
Toni Gogu TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu gjatë një konference për shtyp ka bërë me dije tri prioritetet strategjike të dikasterit që ai drejton. Ministri është shprehur se i pari është fuqizimi i garancive procedurave dhe të drejtave të njeriut në procesin e drejtësisë, i dyti eficenca e sistemit gjyqësor që duhet të rritet në mënyrë domethënëse, dhe aksesi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Gogu u ndal edhe tek amnistia penale për të cilën tha se është në pritje të vlerësimit nga Komisioni Europian. “Është një instrument i politikës sonë penale që është dizenjuar për të adresuar disa problematika, në radhë të parë fuqizimin e të drejtave të njeriut dhe kjo ka të bëjë me situatën që kemi me popullimin në burgje. Do të ndodhë, patjetër!...
Burimi:
zeri.ai