Ministri Hoxha takim me zv Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, çfarë u diskutua
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi sot në 18 prill një takim të rëndësishëm me Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska. Takimi ishte një mundësi për të diskutuar angazhimin e Shqipërisë ndaj Aleancës dhe rolin e saj në forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Hoxha theksoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe përgatitjet për organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë. Ai konfirmoi linjëzimin e plotë të Shqipërisë me prioritetet e Aleancës, duke përfshirë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në vitin 2026. Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e një angazhimi të qëndrueshëm të NATO-s për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe për mbështetje ndaj Kosovës përmes KFOR-it. Ministri Hoxha...
Burimi:
javanews.al