Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka deklaruar se besueshmëria e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian varet jo vetëm nga reformat e vendeve kandidate, por edhe nga gatishmëria e BE-së për të respektuar angazhimet e saj. Në një intervistë për RTL Today, Hoxha tha se Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, pasi ka hapur të gjashtë grup-kapitujt brenda 13 muajve dhe ka kaluar vlerësimin e ndërmjetëm për grup-kapitullin “Themeloret”. “Duke pritur, ne nuk u mjaftuam duke parë yjet. Ne punuam. Vumë ekipet tona në punë. U përgatitëm”, tha Hoxha, duke theksuar se progresi i vendit është rezultat i punës së vazhdueshme. Ministri pranoi se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë përpara në fusha si lufta...