Ministri Hoxha pas takimit në Bruksel: Çdo ditë e më afër BE-së, ndryshimi po vjen

Ministri Hoxha pas takimit në Bruksel: Çdo ditë e më afër BE-së, ndryshimi po vjen

Pas zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka vlerësuar progresin e rëndësishëm të vendit në procesin e integrimit evropian përmes një postimi në rrjetin social X. Kryediplomati shqiptar bëri një krahasim kronologjik të “murit të zgjerimit”, duke kujtuar se nga tetori i vitit 2024 kur asnjë kapitull nuk ishte i hapur, Shqipëria arriti të hapte të 33 kapitujt në nëntor të vitit 2025. “Muri i Zgjerimit – Ndryshimi po vjen. Më 14 tetor 2024, gjithçka për Shqipërinë ishte e kuqe. Asnjë kapitull i vetëm nuk ishte hapur. Njëmbëdhjetë muaj më vonë, më 17 nëntor 2025, gjithçka në murin e zgjerimit u bë e verdhë. Të 33 kapitujt u hapën.” Sipas tij, pas kalimit me...