Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos Dendias takime me kryeministrin Rama dhe me homologun e tij
Shqipëria dhe Greqia po tentojnë të rikthejnë bisedimet lidhur me çështjen e kufirit detar, e cila ka mbetur pezull tashmë prej vitesh. Në Tiranë, këtë të hënë ishte ministri i Mbrojtjes i Greqisë Nikos Dendias i cili zhvilloi disa takime për të diskutuar jo vetëm çështjet e mbartura mes dy vendeve por edhe për bashkëpunimin rajonal në disa sektorë. Ai u prit nga Kryeministri Edi Rama, një takim i cili zgjati rreth një orë teksa bisedimet prekën disa fusha me interes të përbashkët. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e quajti Ministrin Dendias një mik të çmuar dhe një mbështetës të palëkundur të partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë. Sa i përket çështjes së kufirit detar, qeveria shqiptare është shprehur se do...
Burimi:
vizionplus.tv