Ministri Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

Ministri Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka vlerësuar potencialin turistik të Nikaj-Mërturit, duke e cilësuar zonën si një nga thesaret më të vyera të Alpeve Shqiptare dhe një destinacion me mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja bëri me dije se gjatë një takimi të zhvilluar me administratorë bujtinash, hotelesh dhe guida turistike, u diskutua mbi sfidat, mundësitë dhe masat që duhen ndërmarrë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në këtë zonë. “Nikaj-Mërturi është një nga thesaret më të vyera të Alpeve Shqiptare dhe një zonë me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor. Gjatë takimit me administratorë bujtinash, hotelesh dhe guida turistike, u diskutua mbi sfidat, mundësitë dhe hapat që duhen ndërmarrë për...