Ministri Gogu prezanton Rekomandimet Prioritare 2026, evazioni, krimi kibernetik dhe trafiku në fokusin kryesor
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezantoi sot Rekomandimet Prioritare 2026 në luftën kundër kriminalitetit, në një takim të përbashkët me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe Drejtuesin e SPAK Klodian Braho. Dokumenti, i miratuar me VKM nr. 347 datë 13 maj 2026, përmban tregues të matshëm, burime verifikimi dhe afate konkrete, duke e shndërruar rekomandimet nga akt orientimi në instrument vlerësimi të lidhur drejtpërdrejt me piketat përmbyllëse të Kapitujve 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit. Rezultate të 2025Analiza e zbatimit të rekomandimeve të vitit të kaluar konfirmon tendenca pozitive: SPAK nisi kryesisht 37% të procedimeve të reja — rritje prej 19.8% krahasuar me 2024; çështjet e prapambetura për 2020–2021 u reduktuan me 78%, përpara afatit të planifikuar; vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara...
Burimi:
top-channel.tv