Mila për largimin e Koçekut: Vendim personal që nuk cenon PS, 83 mandatet u përkasin socialistëve dhe votuesve tanë

Mila për largimin e Koçekut: Vendim personal që nuk cenon PS, 83 mandatet u përkasin socialistëve dhe votuesve tanë

E pyetur për zhvillimet e fundit brenda PS, deputetja Sara Mila tha pwr ABC News se pret reagimin zyrtar të grupit parlamentar, duke nënvizuar se qëndrimi i grupit parlamentar do të bëhet publik në ditët në vijim. Mila theksoi se e vlerëson lirinë e mendimit dhe se vendimet individuale nuk ndikojnë te funksionimi i grupit parlamentar. Deputetja theksoi se 83 mandatet e fituara në zgjedhje i përkasin PS dhe votuesve të saj, duke nënvizuar legjitimitetin e mbështetjes së marrë nga qytetarët. “Do kisha shumë dëshirë që të presim reagimin zyrtar të PS-së dhe reagimin e Ballës. Me siguri këto ditë do të ketë qëndrimin e gjithë grupit. Unë jam një deputete e re që e vlerësoj ndjesinë e lirisë dhe mendoj që një vendim shumë...