Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aktivitetit kulturor të zhvilluar një ditë më pare (20 gusht) në Pustec, ku gjatë ceremonisë u ekzekutua vetëm Himni i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Himni Kombëtar Shqiptar nuk u luajt. Përmes një reagimi në rrjetin social X, Rama e cilësoi ngjarjen si një “parodi domethënëse”. Sipas kryeministrit, kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kishte kërkuar paraprakisht që në aktivitet të luhej edhe Himni Kombëtar Shqiptar, por kërkesa e tij ishte injoruar. Më pas, Kolefski kishte kërkuar ndjesë, edhe pse, sipas Ramës, përgjegjësia nuk ishte e tij. Rama e vlerësoi qëndrimin e kryebashkiakut si atë të një “shtetari dhe qytetari të denjë të Shqipërisë Europiane”, duke theksuar rëndësinë që qeveria i jep komunitetit maqedonas në Shqipëri. Kryeministri tha se minoritetet...
Burimi:
javanews.al