Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që goditi me grusht protestuesin, por edhe porositësi
Eksperti i sigurisë, Gert Metani, i ftuar këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, komentoi atë që po ndodh në Tiranë sot, ku po protestohet për Zvërnecin. Metani tha se nuk duhet hetuar vetëm ai që goditi me grusht qytetarin në Zvërnec, por edhe porositësi, i cili ende nuk dihet se kush është. Pjesë nga biseda: Borakaj: Dhuna duket sikur ishte ajo shkëndija për të pasur këtë revoltë popullore. Çfarë pamë? Metani: Pamë një ambient të rrethuar, pamë policë të shërbimit privat me uniformë dhe me mjetet e tyre, pamë edhe Policinë e Shtetit. Nga ana tjetër, brenda rrethimit, një grup me ata kapuçët e zinj, si ata bodyguard-ët që shoqërojnë persona problematikë në vendin tonë. I gjithë problemi...
Burimi:
vizionplus.tv