Meta: SPAK rrëzoi akuzën për “1 milion dollarë lobim” për foton me Trump, do çmontohen edhe të tjerat

Meta: SPAK rrëzoi akuzën për “1 milion dollarë lobim” për foton me Trump, do çmontohen edhe të tjerat

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se vetë Prokuroria e Posaçme ka rrëzuar akuzën kryesore ndaj tij, atë për ‘lobimin 1 milionë dollarë për një foto me Presidentin Donald Trump’. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta theksoi se kallëzimi ndaj tij është ngritur nga akuza të rreme. Reagimi i Metës: Sot, në seancën radhës të gjykimit në themel, vetë Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj meje për gjoja lobimin 1 milion USD për një foto me Presidentin Trump. Para gjykatës prokurori pohoi se bëhet fjalë vetëm për një pagesë të ligjshme prej 15 mijë USD për McKeon Group, pikërisht ajo që kam deklaruar publikisht, por edhe në SPAK, që para 3 vitesh, kur jam thirrur për këtë çështje. Shikoni tani titujt...