Meta reagon pas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Trajtimi im çnjerëzor, si terrorist në kafazin “me 5 yje”
Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar duke falënderuar Komitetin Shqiptar të Helsinkit për një raport që sipas tij evidenton shkeljet e të drejtave të tij në qelinë e paraburgimit. Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Meta shprehet se konstatimet e KSHSH nuk flasin vetëm për që e quan persekutim politik ndaj tij, por edhe për një realitet tronditës që prek të gjithë të paraburgosurit në vend, përfshi edhe gardianët që punojnë në kushte skandaloze. “Falenderoj Komitetin Shqiptar të Helsinkit për raportin profesional dhe të paanshëm, që konstaton shkeljet flagrante të të drejtave të mia themelore njerëzore dhe politike në paraburgim, i shndërruar nga Edi Rama në instrument ndëshkimi dhe persekutimi njerëzor dhe politik ndaj meje. Këto konstatime të vërteta të KShH...
Burimi:
javanews.al