Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

Nga Blerina Cene  Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë bërë sërish bashkë kundër SPAK në betejën e përbashkët ligjore në Gjykatën e Posaçme. Çifti i dikurshëm politik nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie i kërkuan Gjykatës së Posaçme transmetim mediatik të seancës gjyqësore, ndërsa ish-presidenti, përmes avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i kërkoi edhe nxjerrjen nga kafazi i qelqtë. Ilir Meta: Dua t’ju kërkoj ta shikoni edhe një herë çështjen e transmetimit. Ashtu sikurse ne kemi argumentet tona sa i takon Konventës Europiane të kësaj çështjeje. Por ne i jemi referuar shteteve ku media është e pavarur. Raporti i OSBE tregon se media është 90% e varur dhe e kontrolluar nga qeveria. Nuk shoh asnjë arsye pse ky proces të mos jepet...