“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!
Monika Kryemadhi ka folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, pas seancës së parë të gjyqit në themel, për të, Ilir Metën dhe të akuzuarit e tjerë. Kryemadhi ka bërë disa deklarata të forta, duke akuzuar për një proces të padrejtë dhe për një gjykatë shërbëtore të SPAK. Sa i përket Metës, Kryemadhi tha se nuk ka komunikim me të dhe komentoi reagimet e sotme për pamjen e Metës. Ajo tha se Meta ka pamjen “e të burgosurit politik”, ndërsa shtoi se edhe opozita nuk ka patur reagimet e duhura për procesin ndaj tyre, duke deklaruar se deputetët e opozitës janë sot më të pasurit. Pjesë nga biseda: Monika Kryemadhi: Sot ka filluar gjyqi në themel, paraprakja ka mbaruar ku u dha vendim, që...
Burimi:
javanews.al