Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

Juristi Jordan Daci ka komentuar vendimin e fundit të Kolegjeve të Gjykatës së Lartë lidhur me standardet për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke theksuar se paraburgimi duhet të konsiderohet si masa e fundit ndaj një personi nën hetim. Gjatë një interviste në Klan News me gazetarin Besard Jacaj këtë të mërkurë, më 27 maj, Daci mes të tjerash, u ndal te vendimi i marrë në unanimitet nga Kolegjet e Gjykatës së Lartë, i cili parashikon se masa më e rëndë e kufizimit të lirisë personale duhet të vendoset vetëm pasi të jenë shqyrtuar realisht alternativat e tjera. Pjesë e diskutimit ishin dhe efektet që ky standard i ri mund të ketë në çështje konkrete, si ajo e ish-presidentit Ilir Meta, i...