“Merruni me mua sa të doni”, Rama i përgjigjet komentuesve në rrjete sociale: Boll e ndotët tërë mexhelisin shqipfolës

“Merruni me mua sa të doni”, Rama i përgjigjet komentuesve në rrjete sociale: Boll e ndotët tërë mexhelisin shqipfolës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rrjete sociale, me një postim të bërë në Facebook. “Dy llafe si fillim për revolucionarët që hyjnë këtu dhe nëpër faqet sociale të kujtdo që mendon ndryshe prej tyre. Meqë nuk bashkojnë dot katër fjali bashkë për të formuar një koncept e kompensojnë boshllëkun me fjali bërtitëse, ku spikasin sharjet dhe thirrjet njërrokëshe: Lërini ambientalistët e vërtetë në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini mbrojtësit dhe dashamirët e vërtetë të natyrës në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini në të drejtën e tyre edhe qytetarët e shqetësuar, po patjetër lërini në rehatin dhe ngjyrën e tyre edhe flamingot, e mos ua bëni puplat bojëkafe me llumin e gjuhës së...