Meidani ambasador në Prishtinë, Malaj në Shkup? Ministria e Punëve të Jashtme reagon pas debateve në Maqedoninë e Veriut, sqaron procesin për emërimet diplomatike

Meidani ambasador në Prishtinë, Malaj në Shkup? Ministria e Punëve të Jashtme reagon pas debateve në Maqedoninë e Veriut, sqaron procesin për emërimet diplomatike

Zëdhënësi për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me raportimet dhe komentet mediatike për lëvizjet diplomatike në Shërbimin e Jashtëm. Përmes një deklarate, zëdhënësi i MEPJ-së, Alteo Hysi, thekson se çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat e brendshme dhe praktikat diplomatike të konsoliduara. Sipas tij, këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në funksion të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë.Hysi shton se komentet dhe interpretimet e publikuara në media “nuk pasqyrojnë realitetin” dhe i cilëson hamendësimet e paraqitura si fakte si “tërësisht të pabazuara”. Reagim i Zëdhënësit të MEPJ: Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë...