Mediat europiane jehonë protestave në Tiranë: Pakënaqësia po rritet në Shqipëri
Protestat në Shqipëri, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, janë shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër korrupsionit dhe qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, me kërkesa gjithnjë e më të drejtpërdrejta për dorëheqjen e tij. Protestat vijojnë në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, ndërsa protestuesit thonë se vetëm largimi i qeverisë mund të sjellë ndryshim politik dhe institucional në vend. Protestat që prej javësh po zhvillohen në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar artikuj të veçantë pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Gazeta italiane ‘Il Fatto Quotidiano’ dhe revista franceze ‘Le Courrier des Balkans’ raportojnë se lëvizja, e njohur si ‘Revolucioni i Flamingove’, ka evoluar në një mobilizim më të gjerë kundër korrupsionit, kostos së lartë të...
Burimi:
sot.com.al