Media amerikane ‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s
Përpjekja e Shqipërisë për të siguruar organizimin e samitit të ardhshëm të NATO-s nuk ka dhënë rezultat, sipas një raporti të Bloomberg. Media amerikane shkruan se lutjet e Edi Ramës ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, të cilin e përshkruan në titull si "Sulltani turk", nuk kanë mjaftuar për të bindur aleatët që të konfirmojnë zhvillimin e samitit në Shqipëri. Bloomberg shkruan se Edi Rama nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e Shqipërisë, kur liderët e aleancës u mblodhën javën e kaluar në Ankara. Sipas raportit, në prag të takimit, Rama kishte lobuar intensivisht që Shqipëria të zgjidhej vendi pritës i samitit të NATO-s vitin e ardhshëm. Megjithatë, gjatë diskutimeve nuk u arrit një marrëveshje për ta caktuar vendin si mikpritës të...
Burimi:
syri.net