“Më shkarkoni, të bie edhe unë rehat”/ Anuela Ristani ‘sfidon’ PS në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Bashkiak

“Më shkarkoni, të bie edhe unë rehat”/ Anuela Ristani ‘sfidon’ PS në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Bashkiak

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, është përplasur ashpër me këshilltarët e mazhorancës gjatë mbledhjes së fundit me dyer të mbyllura të Këshillit Bashkiak, duke sfiduar hapur edhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Në kulmin e debateve për problematikat e pastrimit të qytetit dhe kërkesat për më shumë llogaridhënie nga drejtuesit vendorë, Ristani ka shpërthyer me deklarata të forta ndaj këshilltarëve të saj politikë. “Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”, mësohet të ketë deklaruar ajo gjatë diskutimeve, në një moment tensioni të lartë në sallë. Përplasjet më të forta kanë qenë me këshilltarin Halit Valteri nga PS dhe Krenar Canollarin nga PSD, të cilët kërkuan më shumë përgjegjësi për situatën e pastrimit dhe menaxhimin e qytetit. Sipas burimeve nga mbledhja, debati degradoi në tone...