“Më kanë dhunuar barbarisht!”Aulon Kalaja, kallëzim penal kundër policëve në protestën e 17 prillit
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe aktivisti Aulon Kalaja ka depozituar në Policinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj oficerëve të Policisë së Shtetit, të cilët sipas tij e kanë dhunuar gjatë protestës së 17 prillit. Në një video mesazh të shpërndarë për mediat, ai deklaron se, është paraqitur dhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të hartuar ekspertizën mjeko-ligjore, për dëmet që i janë shkaktuar. “Para dy ditësh kam dorëzuar kallëzimin penal në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për dhunën që më është shkaktuar në protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Një dhunë e pajustifikueshme nga policia, kam marrë spraj shumë të fortë në 3 drejtime dhe jam goditur dy herë me shqelma nga dy policë të ndryshëm me skafandër. Kam qenë shtruar...
Burimi:
javanews.al