‘Më duhen 200 mijë euro’, Meta dëshmon në GJKKO: Mesazhin nuk e nisa unë, një patronazhist…

‘Më duhen 200 mijë euro’, Meta dëshmon në GJKKO: Mesazhin nuk e nisa unë, një patronazhist…

Këtë të mërkurë në GJKKO është duke u mbajtur seanca e themelit në ngarkim të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.Edhe Meta dhe Kryemadhi janë të pranishëm në seancë.Gjatë seancës Meta deklaroi se ato që ka thënë Dritan Prifti janë gënjeshtra. “Do bëj dy plotësime për CEZ DIA. Gënjeshtrat e Dritan Priftit janë mes nesh. Ky ka thënë që jam përfshirë unë te CEZ DIA. Ka një email që i ka dërguar Ervis Mataj më 16 prill. I ka shkruar avokatit që kjo puna e DIA-s është korruptive. Nuk përmendet as emri im, as emri i Berishës. Ky Dritan Prifti thotë që “nuk kam firmosur kurrë, mund ta kem takuar…”, deklaroi ish-presidneti. Meta po ashtu përmend dëshminë e...