“Më 26 maj Shqipëria u ngjit në pikën më të lartë”/ Rama në podkastin “Flasim”: BE konfirmon përmbushjen e të gjitha detyrave

“Më 26 maj Shqipëria u ngjit në pikën më të lartë”/ Rama në podkastin “Flasim”: BE konfirmon përmbushjen e të gjitha detyrave

Kryeministri Edi Rama foli në Shënimet e Javës në podkastin “Flasim” për hapjen e fazës së mbylljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. “Javën që lamë pas, pikërisht më 26 maj, si për një ironi apo buzëqeshje të fatit, 30 vjet pas 26 majit të dhunës, të përgjakjes së opozitës, të grabitjes së votave dhe të vulosjes së një sundimi autokratik me tipare diktatoriale në Shqipëri, erdhëm në ditën kur Shqipëria hyri në fazën e re dhe të fundit të rrugëtimit të saj europian, duke mbyllur fazën e çeljes së kapitujve të negociatave dhe duke hapur fazën e mbylljes së tyre. Pra, më 26 maj, Shqipëria u ngjit në pikën më të lartë ndonjëherë në këtë të përpjetë të mundimshme historike dhe tanimë maja...