Më 23 maj zgjedhjet për kreun e PD, Lela: Presim pjesëmarrje të lartë! Ja emri që mund të garonte përballë Berishës

Më 23 maj zgjedhjet për kreun e PD, Lela: Presim pjesëmarrje të lartë! Ja emri që mund të garonte përballë Berishës

Të shtunën më 23 maj mbahet zgjedhjen për kreun e ri të Partisë Demokratike. Alfred Lela i ftuar në një studio televizive u shpreh se pret pjesëmarrje të lartë në votime, duke e cilësuar procesin më shumë si një referendum sesa një garë të mirëfilltë politike. Sipas tij, kundërshtarët e Sali Berishës janë të vetëdijshëm për mbështetjen që ai gëzon brenda partisë. “Kundërshtarët e tij e dinë që Berisha ka mbështetje. Nuk mendoj se Berisha ka hallin e mbështetjes së munguar, nuk është kjo sfida. Ai ishte në opozitë dhe non grata dhe sërish e mbështetën”, u shpreh Lela. Ai shtoi se situata politike në vend, sipas tij, tregon tipare të një “autokracie elektorale”, duke argumentuar se proceset zgjedhore nuk janë plotësisht të lira dhe...