Mbyllja e tre grupkapitujve të parë të negociatave, sa fiton Shqipëria nga plani i rritjes të BE

Mbyllja e tre grupkapitujve të parë të negociatave, sa fiton Shqipëria nga plani i rritjes të BE

Sa më shumë që Shqipëria i afrohet Bashkimit Evropian, aq më të mëdha bëhen edhe pritshmëritë për mbështetjen financiare nga Brukseli. Vendi pret të përfitojë deri në 500 milionë euro gjatë periudhës 2026–2029 nga Plani i Rritjes. Sipas kuadrit makroekonomik të rishikuar, qeveria ka rritur me 27.4 miliardë lekë pritshmëritë për fondet që do të sigurohen nga ky instrument. Qeveria synon që deri në fund të vitit 2027 të përmbyllë të 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, Ministria e Financave parashikon që Shqipëria të përfitojë 14.1 miliardë lekë në vitin 2027, 16.9 miliardë lekë në vitin 2028 dhe 14.7 miliardë lekë në vitin 2029. Gjatë mbledhjes së dytë të Komitetit Monitorues të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, të zhvilluar muajin e...