Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Be, e cila u mbajt të martën në Bruksel. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo ishte një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane. “Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë të shënuar të Shqipërisë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Shqipëria ka hapur tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kapitujt e hapur lidhen me fusha të rëndësishme të procesit të integrimit evropian: Kapitulli 25 për kërkimin shkencor, Kapitulli 26 për arsimin dhe kulturën, si dhe Kapitulli 30 për marrëdhëniet me jashtë. Hapja e këtyre kapitujve shënon një tjetër etapë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.