“Mbylle gojën o legen”/ Plas debati te Komisioni i ‘Zgjedhores’, Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos

“Mbylle gojën o legen”/ Plas debati te Komisioni i ‘Zgjedhores’, Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos

Ulsi Manja ka debatuar ashpër me Ivi Kason gjatë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Mësohet se burimi i acarimit të Ulsi Manjës ka ardhur sepse Ivi Kaso ka ndërhyrë tre herë dhe i ka ndërprerë fjalën teksa ai po fliste. Pjesë nga debati:  Manja: Shoh rendin e ditës këtu, seancë dëgjimore. Tani, që të kthehet në normalitet mbledhja, Prokurori  ka raportuar mbi veprimtarinë e tij në komisionin përgjegjës javën e kaluar. Aty u trajtuan të gjitha këto gjëra. Edhe drejtuesi i SPAK-ut do të vijë në datën 3 korrik të raportojë mbi gjendjen e luftës kundër kriminalitetit. Këtu unë mendoj, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, se i keni thirrur të japin ndonjë rekomandim për punën. “Gjithçka është në rregull”, u dëgjua të thuhej në sallë....