Mbrojtje ligjore për artizanët dhe markat shqiptare, kalon në Komisionin e Ligjeve paketa e re e Pronësisë Industriale
Produktet unike të traditës, mjeshtëria e artizanëve vendas dhe markat shqiptare do të kenë tashmë një mburojë të fortë ligjore përballë kopjimit dhe konkurrencës së pandershme. Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja, ka shqyrtuar dhe miratuar një paketë të rëndësishme projektligjesh që prekin Kapitullin 7 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke sjellë ndryshime rrënjësore në fushën e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale. Ndryshimet e reja ligjore, të prezantuara nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, dhe deputetja Ilva Gjuzi, synojnë të kthejnë identitetin rajonal dhe traditën në një vlerë të mbrojtur ekonomike. Për herë të parë, regjim i posaçëm për treguesit gjeografikë të artizanatit Një nga nismat më të rëndësishme të miratuara është projektligji “Për treguesit...
Burimi:
javanews.al