Mblidhet sot grupi i PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

Mblidhet sot grupi i PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

Socialistët do të mbajnë ditën e sotme mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar, ku të pranishëm do të jenë deputetët dhe ministrat e qeverisë Rama. Takimi do të mbahet në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave ndërsa fokusi pritet të jetë tek ecuria e procesit të integrimit europian dhe procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec. Kjo pritet të jetë një nga pikat kryesore të diskutimeve gjatë mbledhjes për shkak të vëmendjes që ka marrë çështja e Zërnecit, protestave të zhvilluara dhe jehonës ndërkombëtare që i është bërë këtij projekti. Mbledhje të këtij formati, socialistët po i zhvillojnë çdo muaj në kuadër edhe përgatitjes për procesin e integrimit europian, axhendën parlamentare dhe ligjet që duhet të çojnë përpara.Kryeministri Rama pritet të mbajë...