Mblidhet në Qipro ‘Bordi i Paqes’, Shqiperia pjesë e samitit të 30 qershorit

Mblidhet në Qipro ‘Bordi i Paqes’, Shqiperia pjesë e samitit të 30 qershorit

Edi Rama dhe Donald Trump në Bordin e Paqes, shkurt 2026 Bordi i Paqes do të mbahet më 30 qershor në Qipro, ku do të mblidhen përfaqësuesit e vendeve anëtare për të diskutuar mbi ecurinë e planit ndërkombëtar për paqen dhe stabilitetin në Gaza. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama. Burime pranë organizatorëve bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve do të jenë masat për forcimin e sigurisë, procesi i rindërtimit dhe koordinimi mes vendeve anëtare për fazat e ardhshme të misionit. Shqipëria, si një nga vendet anëtare të Bordit të Paqes, pritet të riafirmojë angazhimin e saj në mbështetje të nismave që synojnë stabilitetin dhe paqen afatgjatë në rajon. Shtëpia e Bardhë ftoi zyrtarisht rreth...