Mblidhet Komiteti i Monitorimit, ministri Salla: Prioritet IPARD III dhe mbështetja financiare për fermerët

Mblidhet Komiteti i Monitorimit, ministri Salla: Prioritet IPARD III dhe mbështetja financiare për fermerët

Riakreditimi i Programit IPARD III dhe mbështetja financiare për fermerët ishin në qendër të mbledhjes së katërt të Komitetit të Monitorimit, ku mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla, së bashku me përfaqësues të Komisionit Europian, Delegacionit të BE-së në Shqipëri, strukturave zbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë. Gjatë takimit u diskutua progresi i arritur në përmbushjen e detyrimeve për Kapitujt 11, 12 dhe 13 të negociatave me Bashkimin Europian, si dhe hapat që do të ndiqen për modernizimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural. Salla u shpreh se Programi IPARD III mbetet një nga instrumentet kryesore për mbështetjen e fermave dhe industrisë agro-përpunuese, me fokus rritjen e konkurrueshmërisë, forcimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale. Sipas ministrit, krahas fondeve të IPARD,...