Mblidhet Këshilli i Legjislacionit, diskutohen pagat e gjyqtarëve dhe Rregullorja e Kuvendit

Mblidhet Këshilli i Legjislacionit, diskutohen pagat e gjyqtarëve dhe Rregullorja e Kuvendit

Është mbledhur sot, 30 prill, Këshilli për Legjislacionin për të shqyrtuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me ndryshime ligjore dhe rregullore parlamentare. E para ka të bëjë me pranimin pjesërisht të kërkesës së gjyqtarëve, sa i përket pagave të tyre. Duhet thënë që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë afat Kuvendit, që deri në muajin korrik të vendosë për formulën e re sa u takon pagave. Kujtojmë se Shoqata e Gjyqtarëve çoi në Gjykatë Kushtetuese vendimin e qeverisë të vitit 2023, në të cilin ndryshohej formula e pagave të gjyqtarëve, duke argumentuar se formula e re cenonte nenin 133 të Kushtetutës. Ndërkohë, paralelisht pika e dytë e diskutimeve ka të bëjë me Rregulloren e Kuvendit në të cilën Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë...