Mblidhet Këshilli i Integrimit në BE, Dhuka: Moment kyç për Shqipërinë
mbledhja-Këshilli i Integrimit në Bashkimin Europian TIRANË- Këtë të premte është mbledhur Këshilli i Integrimit në Bashkimin Europian, ku në fokus të diskutimit është ecuria e procesit të negociatave të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Gjatë fjalës së saj në nisje të mbledhjes, kryenegociatorja për integrimin europian, Majlinda Dhuka, deklaroi se pas çeljes së negociatave për anëtarësim, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, më të avancuar dhe më kërkuese të procesit integrues. “Sot Shqipëria ndodhet në një moment kyç”, u shpreh Dhuka. Ajo e cilësoi si 'fazën më të rëndësishme' drejt bërjes së vendit anëtar të Bashkimit Europian dhe pjesë e tregut europian. Dhuka nënvizoi ndër të tjera rëndësinë e përfshirjes së gjithë shoqërisë shqiptare në këtë proces, përmes dijes, advokacisë dhe kërkesës për përmirësim të standardeve....
Burimi:
zeri.ai